Solidariteti i shqiptarëve, komuniteti i del në krah zjarrfikësve dhe të prekurve nga zjarret në Greqi

 Solidariteti i shqiptarëve, komuniteti i del në krah zjarrfikësve dhe të prekurve nga zjarret në Greqi

Teksa një pjesë e madhe e Greqisë lufton me zjarret kaotike, komuniteti shqiptar atje është bërë pjesë e orvatjes për të ndihmuar me çfarë të mundet.

Shumë komunitete shqiptare në Greqi kanë qenë pjesë e grupeve vullnetare për luftën ndaj flakëve, ndërsa shumë të tjerë kanë zgjedhur të japin diçka nga vetja për ata që humbën gjithçka nga flakët.

Në Athinë apo Kretë janë të shumta thirrjet e shqiptarëve për mbledhjen e ushqimeve, sendeve bazë të higjienës, etj, për t’i dërguar në adresë të të prekurve nga zjarri.

Disa prej thirrjeve për të ndihmuar janë përcjellë e ndjekur në rrjetet sociale e disa të tjera janë përcjellë në heshtje, pavarësisht se janë njëlloj domethënëse.

Prej ditëshh Greqia lufton me zjarret, veçanërisht në rrethinat e Athinës apo në ishullin Evia, atje ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke detyruar autoritetet të largojnë prej aty mijëra njerëz.