Të mahnitshme e njëkohësisht të frikshme! Pamjet e serisë së vetëtimave bëhen virale në rrjet

 Të mahnitshme e njëkohësisht të frikshme! Pamjet e serisë së vetëtimave bëhen virale në rrjet

Një video e kapur nga një kamera sigurie në shtëpinë e një qytetari në Kansas (SHBA), është bërë virale në rrjet.

Shumë media të mëdha atje kanë përcjellë këto pamje, të cilat janë ngadalësuar (slow- motion, xhirim i ngadalësuar) e tregojnë momente spektakolare e njëkohësisht të frikshme të forcës së natyrës. Një seri vetëtimash shpërndahen vrullshëm në qiell sikur të jenë degët e një peme të stërmadhe që ngrihet në lartësi.