Të paktën 6 të vdekur, momenti kur rënia e akullnajës sjell ortekun në Alpet italiane

 Të paktën 6 të vdekur, momenti kur rënia e akullnajës sjell ortekun në Alpet italiane

Të paktën 6 persona ndërruan jetë si pasojë e një orteku në Alpet e Italisë, një ortek i cili u shkaktua nga shkëputja e një akullnaje masive.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (e dielë) në Italinë fqinje, ndërsa këtë të hënë media e huaj publikoi pamjet video, të momentin kur akullnaja sjell ortekun masiv që i mori jetën të paktën 6 personave.

Zyrtarët e emergjencave civile raportuan se të paktën 9 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dy qytetarë, kanë marrë lëndime serioze. 19 persona kanë humbur. Po kërkohen nga autoritetet me helikopterë e dronë.

“Një ortek dëbore, akujsh e gurësh goditën një rrugë ku kishte disa grupe, disa prej të cilëve u morën me vete nga orteku”-shpjegoi zëdhënësja e shërbimeve të emergjencës Mikela Kanova (Michela Canova), e cila shtoi se “numri i saktë i ngjitësve në mal mbetet ende i paqartë”.

Ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shkëputjen e masivit akullnajor që solli tragjedinë. Televizionet në Itali i kanë dhënë zë një prej anëtarëve të ekipeve të shpëtimit, i cili shpjegoi se prej disa ditësh zona atje është prekur nga temperatura mjaft të larta.

“I nxehti është i pazakontë”-tha anëtari i ekipit të shpëtimit, duke shpjeguar më tutje se temperaturat në majën e masivit akullnajor, kanë shkuar deri në 10 gradë celcius.