Të shkosh në kishë për të vjedhur… çfarë ndodhi në Libofshë

 Të shkosh në kishë për të vjedhur… çfarë ndodhi në Libofshë

Gjatë orëve të natës, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e ‘Shën Gjergjit’ në Libofshë të Fierit, me qëllim për të vjedhur para. Kanë hyrë në Kishë dhe kanë thyer drynin e arkës së qirinjve e prej aty kanë marrë një sasi prej 2 mijë lekësh të vjetra. Më pas janë larguar.

Policia e Fierit e njoftoi rastin e shëmtuar, teksa shtoi se po të njëjtët persona dyshohet të kenë qenë autorët e tentativës së vjedhjes në Kishën e Shën Nikollës.

“Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.”-njoftoi policia.