Temperaturat në Shqipëri deri në 41 gradë celcius, duke flluar nga e mërkura

 Temperaturat në Shqipëri deri në 41 gradë celcius, duke flluar nga e mërkura

Vala e të nxehtit afrikan do të sjellë edhe në Shqipëri, rritje të ndjeshme të temperaturave. Duke filluar nga e mërkura, pritet që termometri të shkojë deri në 41 gradë celcius.

Kësisoj është e udhës që (veçanërisht) qytetarët në moshë të thyer të mundohen të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve të pikut të diellit (nga mesdita deri në orës e drekës), për të mos rrezikuar shëndetin e tyre.

“Kjo javë ka nisur e nxehtë në të gjithë territorin shqiptar, pasi dhe temperaturat e natës dhe të mëngjesit kanë qenë të larta. Në zonat malore termometri ka shënuar 13 gradë celsius. Ndërsa gjatë mesditës termometri pritet që të shënojë temperaturat 36 gradë Celsius. E marta dhe në vijim do të sjellë një rritje të vlerave termike, duke bërë që nga e mërkura e pas temperaturat do të arrijnë në 40-41 gradë celsius. Nga e marta e në vijim vendi do të jetë në mbizotërimin e motit me diell dhe temperaturave të larta.”-tha metereologia Adiola Bami.