Tërmet 5.5 Rihter në Greqi, lëkundjet ndjehen fuqishëm dhe në Shqipëri

 Tërmet 5.5 Rihter në Greqi, lëkundjet ndjehen fuqishëm dhe në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këto orë të vona të natës në disa qytete të Shqipërisë, përfshi Korçën, Elbasanin e Tiranën, Durrësin e plot qytete të tjera.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka rënë pranë qytetit të Florinës (Greqi) dhe ka patur një magnitudë prej 5.5 të shkallës Rihter.

Tërmeti ka patur një thellësi prej 10 kilometrash dhe është ndjerë fuqishëm në një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, e madje edhe në Maqedoninë e Veriut e Kosovë.

Pas lëkundjes së fortë, kanë rënë edhe dy pasgoditje me magnitudë 4.2 e 3.5 të shkallës Rihter, në po të njëjtën epiqendër në afërsi të Florina-s. Media greke nuk raporton për dëme në njerëz apo dëmtime materiale.