Thatësirat e mëdha në lumin italian nxjerrin në pah një bombë 450 kg të Luftës së Dytë Botërore

 Thatësirat e mëdha në lumin italian nxjerrin në pah një bombë 450 kg të Luftës së Dytë Botërore

Photo: Reuters

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në një lumë të Italisë, i prekur ndjeshëm nga thatësira e madhe.

Bomba e cila peshonte afro 450 kilogramë, u gjet nga disa peshkatarë në lumin Po (që shtrihet në veriun e Italinë). Faktin e pohoi për Reuters një oficer italian, koloneli Marco Nasi.

 Seksione të shumta të lumit 650 km të gjatë janë tharë për shkak të të nxehtit e mungesës së reshjeve.

Autoritetet italiane shpjeguan se bomba e LIIB-re, kishte afro 240 kg lëndë eksplozive. Rreth 3 mijë persona u larguan nga zona ku u gjet bomba, ndërsa ekspertët xhenierë kryen shpërthimin e kontrolluar.

Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës muajin e kaluar për një sërë zonash përreth lumit Po, i cili shërben për vaditjen e një të tretës së prodhimi agrikulturor të vendit. Rrjedhja e lumit është bërë aq e dobët dhe e pakët për shkak të vapës e mungesës së shiut, saqë fermerët tregojnë se uji i kripur po gjendet tashmë në lumë, duke ua shkatërruar dhe atyre të mbjellat.