Së bashku me dajën që dhuroi një pjesë të mëlçisë

 Së bashku me dajën që dhuroi një pjesë të mëlçisë

Fotoja e mësipërme tregon momentet kur Merjemi takon dajën e saj, njeriun i cili dhuroi një pjesë të mëlçisë, që jetimja nga Kosova të mund të jetonte.

Historia e vajzës jetime përfundoi me sukses të plotë, kjo falë bamirësisë dhe reagimit të menjëhershëm të shqiptarëve.

Nëna e Merjemit iu drejtua me një thirrje për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët”, pasi mundësitë për ta kuruar të bijën i kishte tepër të pakta.

Në një kohë rekord, pas publikimit të rastit, u mblodhën paratë për të dërguar Merjemin drejt Turqisë. Merjemi vuante nga një problem serioz me mëlçinë e saj dhe transplanti ishte i vetmi shpëtim për vogëlushen.

Ndërhyrja përfundoi me sukses, e tashmë Merjemi është në gjendje të mirë shëndetësore. Dhuruesi për transplantin ishte daja i Merjemit, e cila tashmë mbetet veçse të rikuperohet e të jetojë fëmijërinë e saj.