Thirrja e 18 vjeçares shqiptare nga kampi sirian

 Thirrja e 18 vjeçares shqiptare nga kampi sirian

Ende shumë fëmijë e gra shqiptare kanë mbetur në kampet siriane. Një ndër to është dhe Elona Shuli, e cila u nis nga Pogradeci së bashku me prindërit drejt Sirisë 7 vite më parë.

Prindërit e Elonës humbën jetën në luftën kah ISIS, ndërsa 18 vjeçarja mbeti e vetme me dy motrat Ermën, Jusrën si dhe vëllain e vogël Ibrahimin. Elona mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë atje, ndërsa tashmë jeton në kampet e Sirisë, me shpresën se do të rikthehet një ditë në Shqipëri.

Ajo ka kontaktuar përmes disa mesazheve zanore në media, duke bërë thirrje gjyshërve të saj që mezi pret të rikthehet në Shqipëri

Elona Shuli

Elona: “Do zoti bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vijë dhe mezi po pres… Edhe fëmijët gjynah thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja?Kur do ikim,thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres, as mos e ço në mëndje që nuk dua. Plus unë jam e sëmurë, kam dhimbje, nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë dhe dua të vij të vizitohem se këtu është problem. Të shkosh të vizitohesh edhe vjen puna ‘allah allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot”.

Erma: Ishallah të vimë shpejt se deri në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu.Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur.Na ka marr malli shumë për ju.

Kujtojmë se në fund të vitit që lamë pas, shteti shqiptar bëri të mundur riatdhesimin e një gruaje dhe 4 fëmijëve shqiptarë. Dhjetëra fëmijë e gra presin ndërhyrjen e shtetit për kryerjen e një operacioni për riatdhesimin e tyre.