Tragjedi në Malin e Zi, 34 vjeçari u merr jetën 11 personave, 6 mbeten të plagosur

 Tragjedi në Malin e Zi, 34 vjeçari u merr jetën 11 personave, 6 mbeten të plagosur

11 persona të vdekur dhe 6 të tjerë të plagosur. Është ky bilanci i një tragjedie të ndodhur këtë të premte në Malin e Zi.

Media lokale raporton se autor ka qenë një 34 vjeçar i cili pas një sherri në familje ka nisur të qëllojë me armë, duke u marrë jetën 11 personave, e duke lënë të lënduar disa të tjerë.

Në mesin e personave që u qëlluan nga 34 vjeçari, kanë qenë dhe të mitur.

34 vjeçari me origjinë nga Cetinje, raportohet të jetë vrarë nga policia, ndërsa një oficer është qëlluar prej tij duke mbetur i plagosur. Oficeri është dërguar në spital, ku i është nënshtruar operimit.

Siç njofton Pobjeda, tre të lënduar i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa një tjetër i plagosur me një lëndim të rëndë në kokë, ndodhet në urgjencë.