Trashëgim ia la gjyshi, rrëfimi i dy vëllezërve që jetën ia kanë kushtuar rritjes së bletëve

 Trashëgim ia la gjyshi, rrëfimi i dy vëllezërve që jetën ia kanë kushtuar rritjes së bletëve

Së bashku Eraldi e Spiro kanë 200 koshere bletësh. Zanatin ua la gjyshi trashëgimi dhe kësisoj të dy vëllezërit nga Gjirokastra prej vitesh e kanë kthyer pasionin e tyre në punën e përditshme.

Eraldi tregon për median se ka studiuar një vit në universitetin e Jeruzalemit për rritjen e kultivimin e kolonive të bletëve. Pas studimeve atje, erdhi në vendnlindje për t’u kujdesur për atë që i la trashëgimi gjyshi.

“Unë kam ndjekur një kurs bletarie në Jeruzalem. Kemi përvetësuar njohur bashkëkohore për menaxhimin e bletarisë”, shprehet Eraldi për abc.

Ai thotë se për vendin tonë është e nevojshme trajnimi i bletarëve.

“Ekziston një kurs në UBT (Universiteti Bujqësor i Tiranës), por nuk është shumë i zhvilluar dhe nuk ka dijeni njeri. Unë për vete nuk kam dijeni nëse bëhen mësime apo leksione për bletarët e rinj”.

Eraldit i është bashkuar edhe i vëllai Spiro, i cili thotë se sfida më e madhe është futja në treg e produkteve e luftimi i atyre që janë produkte false.

“Sivjet është më i rëndë subvencioni. Ajo ka një limit. Nuk ka rëndësi sa bletë ke ti. Ne kemi kërkuar që tavani të hiqet. Edhe dyshemeja është mirë të hiqet. Është një sektor që nuk ka zhvillimin e duhur, ndaj duhet që këto kritere të hiqen. Vitet e fundit janë rritur kontrollet në aspektin e etiketave. Kjo bën që ato false të ulen. Ky është një stimulim i mirë për prodhimin vendas”.

Dy vëllezërit thotë se gjatë një viti të mirë, prodhimtaria mund të shkojë deri në 20 kg mjaltë