“Kurrë s’kam parë kaq shkatërrim” Shumë turistë evakuohen, teksa flakët ‘pushtojnë’ qiellin e Turqisë

 “Kurrë s’kam parë kaq shkatërrim” Shumë turistë evakuohen, teksa flakët ‘pushtojnë’ qiellin e Turqisë

Turqia vijon të luftojmë se zjarret. Mbi 120 prej vatrave janë vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet vijojnë të luftojnë me flakët në zonën jugore të vendit. Në Bodrum e Marmaris shumë turistë janë evakuuar nga hotelet, në mënyrë që të mos rrezikohen nga flakët. Shumë prej turistëve janë larguar përmes detit, ndërsa në zona të caktuara të vendit, qielli është i ‘ndezur’ në një të kuqe të zjarrtë, ashtu siç sugjerojnë pamjet e mëposhtme të përcjella nga BBC.

Një prej turistëve që po bëhej gati të largohej me një varkë, tha për median se kurrë nuk ka parë një shkatërrim kaq të madh. Gazetari e pyet turisten duke i thënë se shumë njerëz mendojnë se zjarret kanë ardhur si pasojë e temperaturave shumë të larta.

Gruaja: Nuk e di, por diçka është ndryshe kësaj here. Sepse kurrë nuk e kam parë këtë më parë. Kemi patur zjarre të vegjël edhe më përpara, por unë kurrë nuk e kam parë ndonjëherë këtë shkatërrim. Dhe nuk është vetëm këtu (në zonën ku po pushonte gruaja), por është kudo

Deri më tani sipas autoriteteve turke, numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 8 persona.