Dashuria e një babai, përvëlohet në shtëpinë në zjarr për të shpëtuar dy vajzat 18 muajshe

 Dashuria e një babai, përvëlohet në shtëpinë në zjarr për të shpëtuar dy vajzat 18 muajshe

Rei Lukas shkoi me të shoqen në një pikë karburanti pranë shtëpisë së tyre. U vonuan jo më shumë se 15 minuta. Kur të dy u kthyen, panë që shtëpia e tyre ishte përfshirë nga flakët. Nëna e Reit po qëndronte jashtë banesës me mbesën.

“Pashë shtëpinë që ishte mbuluar nga flakët. Nëna ime së bashku me mbesën po qëndronin pranë derës dhe mami ishte e tronditur”-kujton i riu.

Gruaja ishte e tronditur sepse në banesën e përfshirë nga flakët kishin mbetur brenda dy vajzat binjake të Reit, vetëm 18 muajshe. Pa e menduar dy herë, i riu hyn në mes të flakëve.

“Duhej të hyja brenda për të nxjerrë vajzat, vetëm kaq më shkoi ndër mend”

Rei hyn brenda dhe mundohet të zbresë në bodrum, aty ku dy vajzat po flinin.

“As dorën time që e mbaja përpara fytyrës s’mund ta shihja”-tregon babai i dy fëmijëve, i cili mori djegie serioze teksa tentoi të shpëtojë vajzat.

“Rrugën deri poshtë e kam bërë pa parë se ku po shkoja, vetëm falë memorjes dhe duke ditur se ku i kisha lënë vajzat”-thotë ai më tutje.

Fatmirësisht Rei arriti të nxjerrë dy vajzat prej aty, ama me koston e lëndimeve të konsiderueshme në trupon e tij. Vajzat po ashtu morën djegie të shkallës së dytë, por falë guximit të babait të tyre janë ende gjallë.

“Djegiet që mora janë të konsiderueshme. Mjekët atje më thanë është një mrekulli që akoma mund të shohësh”-tha për Fox ,Rei.