Foto të rralla, kur harabeli ‘sulmon’ shqiponjën

 Foto të rralla, kur harabeli ‘sulmon’ shqiponjën

Disa foto krej të veçanta janë kapur nga një fotograf amator në Masaçusets të SHBA-ve, teksa një shqiponjë fluturon drejt një peme ku kishte fole harabelësh.

Cuilong Cheng, 43 vjeçari që shkrepi fotot, tregoi se shqiponja nisi të sulmohej nga zogjtë e vegjël. Më tutje shqiponja largohet nga pema, ndërsa një prej harabelëve e ndoqi nga pas.

 “Harabeli nuk dukej aspak i frikësuar nga shqiponja, madje po e sulmonte. Gjithçka ndodhi për pak sekonda, por arrita t’i bëj të përjetshme në foto”, tha Cheng.