U dërgua pa shenja jete në spital nga prindërit, dyshime se 13 vjeçari po kryente video në rrjetin social

 U dërgua pa shenja jete në spital nga prindërit, dyshime se 13 vjeçari po kryente video në rrjetin social

Foto ilustruese

Pasditen e djeshme autoritetet referuan një ngjarje tragjike, të ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një 13 vjeçar u dërgua pa shenja jete në spital nga prindërit.

Vogëlushi u gjet në dhomën e tij nga prindërit, të cilët menjëherë e dërguan 13 vjeçarin drejt spitalit. Pavarësisht kësaj, ishte shumë vonë për t’i shpëtuar jetën.

Policia ka nisur tashmë hetimet për zbulimin e shkakut që i mori jetën vogëlushit dhe një ndër pistat e hetimit është dhe ajo e kryerjes së videove në rrjetet sociale si Tik Tok. Hetuesit dyshojnë se bërja e një videoje mund të jetë kthyer në tragjedi e për këtë kanë nisur kërkimet.

Dyshimet ende nuk janë vërtetuar, por miqtë e të miturit janë shprehur jashtë kamerave të mediave se ai ishte përdorues i rrjeteve sociale e Tik- Tokut.

Ende është herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, ndërsa autoritetet dhanë këtë referim ditën e djeshme mbi humbjen e jetës së 13 vjeçarit.

“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.