“Unë po pikturoja, kur mësova se kisha fituar”

 “Unë po pikturoja, kur mësova se kisha fituar”

Një ndër aktorët më të mirë në botë padyshim. Sir Anthony Hopkins u bë aktori më i vjetër në histori, që merr çmimin e aktorit më të mirë në çmimet Bafta.

Ceremonia u zhvillua të dielën, teksa Hopkins nuk shkoi atje me idenë se nuk do të fitonte.

83 vjeçari madje u ftua ta ndiqte virtualisht momentin e ndarjes së çmimeve, por as atje nuk qe prezent. Kishte shkuar Uells (Wales) për të kaluar disa kohë atje… dhe për të pikturuar.

Aktori postoi kete foto ne rrjetin social pak para se ceremonia e ndarjes se cmimeve te niste

“Unë po pikturoja, kur dëgjova të bërtitura në anën tjetër. Tashë me vetë, po shohin ndeshje futbolli këta?”-tha Anthony Hopkins për median e huaj. Njerëzit që ‘bërtitën’ në krahun tjetër të dhomës, ishin në fakt ata që i dhanë lajmin se kishte fituar çmimin për aktorin më të mirë përmes filmit “The Father”, ku ai luan rolin kryesor.