Një mozaik në përkujtim të vuajtjeve të kosovarëve

 Një mozaik në përkujtim të vuajtjeve të kosovarëve

Pranë zonës ndërkufitare mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, aty ku 22 vite më parë ndodhi dëbimi masiv i mbi 400 mijë kosovarëve si pasojë e luftës, u inagurua një murale mozaike, për të kujtuar ato ditë tragjike për kombin shqiptar.

Mozaiku i Bllacës (nga artisti Fatos Kabashi) ‘pikturon’ momentet kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë dhe gjithka kishin për shkak të luftës e genocidit serb.

Në ballinë të mozaikut u vendos një grua duke i dhënë gji foshnjes (, fotoja e të cilës u bë simbol i vuajtjeve të kosovarëve gjatë kohëve të luftës.

22 vite më pas, kjo grua (Sherife Luta) mori pjesë në ceremoninë e inagurimit së bashku me të bijën, që në atë kohë ishte disa muajshe.

“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh ajo.