“Djali im iku, por ju i nxorrët në dritë 3 jetimët” Fjalë zemre për shqiptarët nga nënë Tixhja

 “Djali im iku, por ju i nxorrët në dritë 3 jetimët” Fjalë zemre për shqiptarët nga nënë Tixhja

I shoqi i kishte ndërruar jetë dhe varfëria e kishte përplasur fort shpirtin e kësaj nëne të re. E vetme në shtëpi me vjehrrën, nënë Tixhen, Brunilda rriste tre fëmijë jetimë në moshë fare të vogël.

Shtëpia ishte krejtësisht e rrënuar, ndërsa këto dy gra vuanin për t’u gjetur kafshatën e bukës tre fëmijëve jetimë.

Historia e familjes Hysa u transmetua në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe u zgjidh brenda natës falë zemërgjerësisë së një bamirësi të vërtetë.

Të premten që lamë pas, në lidhje live me emisionin, Elvis Naçi, Sidriti e Eneida, biseduan sërish me Brunildën e nënë Tixhen.  Brunilda tregoi se e gjithë jeta i ka ndryshuar tashmë në shtëpinë e saj të re. Nënë Tixhja tha fjalë zemre për emisionin dhe bamirësin, duke u shprehur se fëmijët e djalit të saj të ndjerë, i shpëtuan varfërisë dhe vuajtjeve falë shqiptarëve.

Nënë Tixhja: Faleminderit shumë prej jush, për djalin që më ndërroi jetë ju mu kujdesët për fëmijët e tij, mi nxorrët në dritë këto jetimë. Zoti ju bekoftë për këtë, më keni bërë shtëpinë, nuk ka gjë më të bukur. Kurrë nuk e kam pritur këtë ditë, të lumtur qofshi përherë. Zoti ju ruajtë e ju bekoftë sepse keni bërë sevapin më të madh në botë.

Ndiqeni këtu momentin emocionues kur nënë Tixhja derdh lot.