Uniformat e policisë në RMV do të “flasin” edhe shqip

 Uniformat e policisë në RMV do të “flasin” edhe shqip

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se uniformat e policisë në vend do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në ato komuna ku së paku 20% e popullatës është me shqiptarë.

“Uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare (gjuhën shqipe) të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që përdoret nga së paku 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, publikuar më 15 mars.

Vendimi do të hyjë fuqi javën e kaluar e do të nisë me zbatimin brenda një viti.

Kujtojmë se në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuë, ndërsa qeveria e kuvendi i Maqedonisë së Veriut dokumentet i publikojnë në dy gjuhë. Ministrat shqiptarë po ashtu kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, në të folur e shkruar.