Video që të ngroh zemrën, njerëzit dalin nga makina për t’i hapur rrugën ambulancës

 Video që të ngroh zemrën, njerëzit dalin nga makina për t’i hapur rrugën ambulancës

Disa momente të bukura janë kapur në video në një rrugë të bllokuar nga trafiku në Britani, ku disa njerëz kanë ndihmuar që një autoambulancë të kalojë.

Rreth 6 persona, të bllokuar në trafik, kanë dalë nga makinat e tyre dhe kanë nisur të heqin nga korsia e emergjencës një sërë konesh e të tjera pengesash, me qëllim për t’i hapur rrugën autoambulancës.

Njerëzit nuk njiheshin me njëri tjetrin, por kur kanë vendosur  të dalin për të ndihmuar, në pamundësi për të lëvizur makinat prej trafikut.

Video u publikua nga Daily Mail.

Video është regjistruar nga një pjesëtar brenda autoambulancës, i cili shkroi:

“A nuk ju sjell kjo besimin te humanizmi?”