Momentet kur avioni i Luftës së Dytë Botërore bën ulje emergjente sipër kokave të pushuesve

 Momentet kur avioni i Luftës së Dytë Botërore bën ulje emergjente sipër kokave të pushuesve

Momente tensioni dhe paniku kanë kaluar dhjetqra pushues në një plazh të Kalifornisë në SHBA, teksa shumë pranë tyre në bregdet ka bërë ulje emergjente ky aeroplan i kohës së Luftës së Dytë Botërore

Pamjet video janë regjistruar nga pushuesit në bregdet, teksa piloti ishte detyruar të bënte ulje emergjente pasi motori kishte pësuar defekt. Piloti ka mundur ta ulë aeroplanin në ujë, fare pranë njerëzve që notonin në bregdet.

Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar, ndërsa piloti ka mundur të dalë nga aeroplani. Avioni ishte ngritur në qiell pasi merrte pjesë në një paradë që po zhvillohej në afërsi të “Cocoa Beach”.

Më poshtë po përcjellim një video të postuar nga ‘The Sun” dhe një tjetër video të postuar nga Daily Mail