Video virale në rrjet… një qen i dhuron të pastrehut, atë që nuk i japin njerëzit

 Video virale në rrjet… një qen i dhuron të pastrehut, atë që nuk i japin njerëzit

Bota ku jetojmë prodhon jo pak varfëri për miliona njerëz, e në plot raste, një njeri i varfër, i pamundur, i pastrehë, shikohet nga të tjerët sikur të mos ishte i tillë… një njeri.

Ashtu siç ka thënë një poet i madh shqiptar, varfëria është “kafshatë që s’kapërdihet” e mjerimi “ka vulën e vet t’shëmtuar”.

Por shikoni rastin e këtij burri në moshë (video më poshtë). Në gjendje jo fort të mirë nga ajo që duket në video, ai qëndron në një cep të rrugës. Është i pastrehë, i varfër.

Afër i vjen një qen, i cili ulet përballë tij. Për pak momente ai e shikon burrin në moshë. Papritur qeni i hidhet në krahë të pastrehut, sikur të ishte një njeri që e di se për çfarë ka nevojë ky burrë në moshë. Një përqafim, një shenjë dashurie.

Video u bë virale në rrjet. Atë që njerëzit nuk i dhuruan me gjasë asnjëherë këtij nevojtari, ia dhuroi një qen…