“Ishte duke qarë kur e pyeta a është mirë” Pamjet dramatike, i riu i shpëton mrekullisht tornados

 “Ishte duke qarë kur e pyeta a është mirë” Pamjet dramatike, i riu i shpëton mrekullisht tornados

Një video e xhiruar në Teksas (SHBA) u bë menjëherë virale në të gjithë Amerikën e më gjerë, ndërsa në të ishte fiksuar momenti kur një makinë merret përpara nga një tornado. Në drejtimin e makinës ishte një 20 vjeçar, i cili mrekullisht i shpëtoi furisë dhe vorbullës së tornados.

“Nuk ishte në shok, por po qante. Më tha se ishte diçka e tmerrshme ajo që kishte përjetuar”-tregoi një i ri i cili shkoi të shohë gjendjen e të riut pasi arriti të dalë nga vorbulla e tornados.

“E pyeta nëse ishte mirë, e ai thjesht tundi pak kokën, nuk mu përgjigj. S’e kisha parë ende videon por pasi e pashë kuptova se përse nuk m’u përgjigj”-tregoi një prej oficerëve që iu gjend të riut pas ngjarjes.