Pamjet, 50 metra është tërhequr deti në Vlorë! Në Shëngjin rikthehet batica

 Pamjet, 50 metra është tërhequr deti në Vlorë! Në Shëngjin rikthehet batica

Prej afro një muaji në disa zona të bregdetit të Vlorës, zbatica ka qenë e fortë aqsa deti është tërhequr për 50 metra.

Ashtu siç tregojnë pamjet e mëposhtme, deti është tërhequr ndjeshëm veçanërisht në zonën e plazhit të vjetër të qytetit.

Por ndryshe ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit, ku mesa duket është rikthyer batica.  

Disa prej objekteve që deri para dy- tre ditëve kishin dalë nga uji, janë mbuluar sërish prej detit.