Virale në rrjet, gruaja përballet me ushtarët rusë: Merri këto fara luledielli, kur të vdesësh…

 Virale në rrjet, gruaja përballet me ushtarët rusë: Merri këto fara luledielli, kur të vdesësh…

Veprimi i një gruaje nga Ukraina po shpërndahet shpejt në rrjetin social, teksa është përballur me disa ushtarë të trupave ruse.

Gruaja dëgjohet teksa i bërtet ushtarëve, duke u thënë “ju jeni pushtues, fashistë…ikni prej këtu”

Më tutje gruaja i jep disa fara luledielli ushtarit, duke i thënë se kur të vdesë, lulet do të lindin mbi tokën e Ukrainës.

“Merri këto fara dhe futi në xhep, që të paktën të lindin luledielli kur ju të vdisni të gjithë këtu”-thotë gruaja.

Video u postua nga “The Guardian”