“Zoti ju shpërbleftë” Noari niset drejt shërimit, këto janë fjalët prekëse të nënës së vogëlushit

 “Zoti ju shpërbleftë” Noari niset drejt shërimit, këto janë fjalët prekëse të nënës së vogëlushit

Noari po vuante dhe shpresat për jetën e tij shuheshin nga dita në ditë. Familja e vogëlushit nga Kosova nuk kishte mundësi të përballonte faturën e madhe financiare për kurimin e djalit të tyre.

Mes lotëve që të thyenin zemrën, nëna e Noarit iu drejtua me një lutje e përgjërim prekës shqiptarëve, për të ndihmuar në mundësimin për ta dërguar të birin në spitalin e specializuar në Itali.

Dhe brenda një kohe rekord, gjithçka u bë gati. Me ndihmën e shqiptarëve bamirës, Noari u nis këtë të premte drejt Italisë. Pak para nisjes, Elvisi bëri një lutje për vogëlushin.

Sërish nëna e Noarit, tha disa fjalë prekëse, për këdo që dha diçka nga vetja, për të shpëtuar jetën e ëngjëllit të saj të vogël, Noarit 4 vjeçar.

“I falenderoj të gjithë, Zotin e ju, që na dhatë një mundësi për të dërguar djalin në Itali. I falenderoj të gjithë ata donatorë, që dhanë kontributin e tyre, Allahu ju shpërbleftë”