“Zemra u mbush!” Rrëfimi i 64 vjeçarit, e kërkoi nënën për 40 vite… derisa e gjeti

 “Zemra u mbush!” Rrëfimi i 64 vjeçarit, e kërkoi nënën për 40 vite… derisa e gjeti

“Një vend i zbrazët në zemrën time, sikur u mbush… pas kaq shumë kohësh”

Fjalët i thotë sot një 64 vjeçar, që për 40 vitet e fundit të jetës së tij kërkoi të gjente nënën. Ishte vetëm 6 vjeç, kur ajo u largua nga shtëpia e tyre në SHBA, drejt vendlindjes së saj në Britani.

58 vite priti për ta përqafuar sërish nënën… dhe në fund ia doli.

Ky burrë quhet Kalvin Barret. U rrit nga i ati dhe gjyshja, por ëndrra e tij e kahershme, ishte të gjente nënën.

Nëna e tij, sot 85 vjeçe, ishte njohur me të shoqin në Britani. Ky i fundit në vitet 50-të kishte qenë pjesë e ushtrisë amerikane në Angli dhe atje u njoh me Molin. Të dy u dashuruan e më tutje u martuan në vitin 55. Pas martesës të dy shkuan në SHBA, atje ku Moli lindi djalin, Kalvin.

Por kur djali i dytë lindi, gruaja pësoi një kolaps mendor. BBC, e cila përcolli historinë prekëse, nuk tregon detaje se çfarë ndodhi, por jep këto fjalë të Molit, e cila kujton:

“Pësova një kolaps mendor. Në atë kohë kujton se nuk mund të kujdesesha dot për veten, jo më për fëmijët e mi. Vëllai më dërgoi një biletë për t’u kthyer në shtëpi. Shkova, por me mendjen që të kthehesha sa më parë tek fëmijët e mi… por diçka e tillë nuk ndodhi. U përpoqa të kthehem, por djemtë m’i morën… unë nuk doja t’i lija.”

Djemtë u rritën nga babai e gjyshja e tyre. Këta të fundit kurrë nuk i përmendën asgje djemve për nënën.

Por Kalvini, kurrë nuk e kishte harruar nënën. Në moshën 27 vjeçare, Kalvini humb të atin. Dhe që atëherë (1984) ai nisi të kërkojë për të gjetur apo kontaktuar nënën.

“Ishte një obsesion, dëshira për të gjetur nënën… sepse më mungonte. Jeta ka qenë e vështirë pa të e unë nuk e dija a ishte gjallë, apo e vdekur”-tregon 64 vjeçari.

Por në prill të këtij viti, Kalvin mori përgjigjen që e priste prej 40 vitesh. Vajza e tij e kishte gjetur gjyshen.

“Ishte një mrekulli për mua. Isha në qiellin e shtatë… edhe sot kur e kujton, më dalin lot”

Fillimisht nënë e bir komunikuan përmes rrjetit, e më tutje Kalvin u nis drejt Britanisë.

“Vrapova tek nëna… i shtrëngova dorën dhe i dhashë një përqafim të madh… qava si një fëmijë. Ishte sikur një gropë e madhe në zemrën time, të ishte mbushur”

Moli, sot 85 vjeçe, tregoi se takimi me të birin, ishte i pabesueshëm. Ajo e kishte marrë lajmin nga nipi, i cili i kishte thënë se e kishte kontaktuar një grua, që thoshte se ishte vajza e Kalvinit

“Ishte shumë e vështirë për mua që të përballesha me atë lajm. Zemra mu drodh aq saqë sikur më doli nga trupi… nuk di sesi ta shpjegoj, sesa shumë e dua Kalvinin”