Zjarr në një godinë banimi në Prishtinë, dëshmitari: Tre oficerë i shpëtuan jetën një fëmije

 Zjarr në një godinë banimi në Prishtinë, dëshmitari: Tre oficerë i shpëtuan jetën një fëmije

Pamje te percjella nga Klankosova

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të enjte një godinë banimi në Prishtinë. Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur kontrollin e flakëve.

 “Sipas  informatave qe kam marr mbasi qe kanë mbërri zjarrfikësit, lajmi ka ardhur në brigadë në orën 12:10 minuta.  Zjarrfikësit kanë ardhur prej dy pikave prej qendrës dhe kodrës së trimave. Ata si kanë mbërri nuk e kanë lënë zjarrin me u përhap dhe kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë brenda. Sipas informatave të ndihmës së shpejtë ka qenë vetëm një fëmijë i lënduar. Dy persona kanë nxjerr zjarrfikësit përjashta dhe nuk janë të lënduar. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka kurrfarë rreziku. Unë e kam verifikuar vet prej lart deri poshtë se mos ka njerëz”, shpjegoi Latif Zeka, komandant i Zjarrfikësve të brigadës së Prishtinës.

Një banor i zonës, dëshmitar i ngjarjes, tregoi për median se ishin tre oficerë policie të cilët hynë fillimisht në godinë dhe mundën të shpëtojnë një fëmijë.

 “Jam dëshmitar sot për heroizmin e Policisë së Kosovës, e sidomos të tre policëve. Një civil dhe dy me uniformë të cilët e kanë bërë një punë që të na bëjnë ne banorëve të ndihemi të sigurt. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që ti shpallë heronjtë e ditës pasi kanë shpëtuar një fëmijë nga një banesë i cili kishte arritur të largohej nga banesa e vete dhe të vendosej në një objekt tjetër nga xhami… policët nga një largësi aq e largët kanë kërcyer dhe kanë shpëtuar fëmijën. Nuk është shpëtuar vetëm ky fëmijë. Janë shpëtuar tre fëmijë dhe një grua tjetër. Policët dhe zjarrfikësit ishin heronjtë e ditës.”, tha dëshmitari.

Ndërkohë zyrtarët e policisë njoftuan se deri më tani ende nuk është mësuar se cili ka qenë shkaku i zjarrit në godinën e banimit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar serizisht.

“Sot policia rreth orës 12:00 ka marr një informatë se është një zjarr në një objekt banimi në rrugën Lidhja e Prizrenit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marr të gjitha masat në lidhje me evakuimin e banorëve dhe evitimin e rrezikut. Falë intervenimit të policia së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet. Pastaj kanë ardhur edhe banorët që me përkushtimin e tyre ka arritur deri tek komplet shuarja e zjarrit. Ende është në proces se si është shkaktuar zjarri . Për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të themi se çka e shkaktojë zjarrin”, tha Shkëlzen Xhafa, nga policia e Kosovës.