“Zoti na i pranoftë veprat” I dërgonte ujë zjarrfikësve, 25 vjeçari ndërron jetë tragjikisht

 “Zoti na i pranoftë veprat” I dërgonte ujë zjarrfikësve, 25 vjeçari ndërron jetë tragjikisht

“Do të vijojmë të dërgojmë ujë për zjarrfikësit, Zoti na i pranoftë veprat e mira”

Këto janë disa nga fjalët e fundit të një 25 vjeçari, i cili për dy ditët e fundit po ndihmonte vullnetarisht zjarrfikësit që po luftonin me flakët në zonën e Marmaris, në Turqi.

Fatkeqësisht, 25 vjeçar Şahin Akdemir pësoi një aksident rrugor teksa i jepte motorit për të dërguar ujë për zjarrfikësit. Si pasojë e plagëve, i riu ndërroi jetë.

Kjo është një ndër videot e fundit që i riu postoi në rrjetet sociale.

Ditët e fundit Turqia jugore është përfshirë nga një numër i madh zjarresh masivë që deri më tani kanë sjellë vdekjen e të paktën 4 personave dhe lëndimin e të paktën 50 të tjerëve. Banorët e më shumë se 25 lagjeve apo fshatrave pranë zjarrit janë evakuuar nga autoritetet, ndërsa lufta me flakët vijon ende.