“Zoti na shpëtoftë” Urimi i shitëses ambulante në Ditën e Verës

 “Zoti na shpëtoftë” Urimi i shitëses ambulante në Ditën e Verës

Për shkak të masave Covid, Dita e Verës sot në Tiranë ka qenë e vakët. Nuk kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë zgjedhur të dalin për shëtitje, ashtu siç jemi mësuar të shohim çdo vit në Tiranë, Elbasan e qytete të tjera ku festa ka një sërë aktivitetesh.

E vetmja festë ka qenë dekori në qytete. Shto këtu dhe kushtet ‘gri’ të motit, Dita e Verës për këtë 2021, ka qenë ndryshe nga vitet e tjera.

Një shitëse ambulante në Tiranë, ishte ndër të paktat që kishte dalë në bulevardin kryesor për të shitur veroret, një prej simboleve të kësaj dite.

Në një prononcim për Tv Ora, gruaja iu drejtua me një urim emocionues të gjithë qytetarëve

“Të gjithë ta gëzojnë festën e Ditës së Verës dhe ta kalojnë më mirë këtë Covid, që biem në darkë dhe themi a do të gdhihemi në mëngjes. Na ka bërë me stres. Ishalla do Zoti na shpëtoftë të gjithëve”-tha gruaja.