14 vjet në kërkim të djalit të rrëmbyer, momenti prekës kur babai përqafon të birin

 14 vjet në kërkim të djalit të rrëmbyer, momenti prekës kur babai përqafon të birin

Historia prekëse e këtij babai u përkthye në një film në vitin 2014. Një histori e fortë e dashurisë së prindit për fëmijën, e dashurisë së babait për të birin.

Djali 4 vjeçar i Sunit, u rrëmbye në vitin 2007, teksa po luante fare pranë shtëpisë së tij në provincën Shenzhen (Kinë). Një burrë i ishte afruar djalit dhe e kishte gënjyer me një lodër, duke i thënë se do t’i jepte plot të tjera. E vetmja gjë me të cilën mbeti ky baba, ishte pamja e rrëmbimit të të birit, e kapur nga një kamera sigurie.

Për 14 vite ai kërkoi kudo, vuri fletushka e udhëtoi në shumë vende për të gjetur të birin. Ai tregoi se e kërkoi ndihmën e policisë menjëherë, por ata i kishin thënë se duhej të priste 24 orë për ta denoncuar. Por edhe pas denoncimit e nisjes së hetimit, babai i fëmijës tregoi se policia nuk e ndihmoi aspak, e madje se i kishin sugjeruar që kërkimet t’i bënte vetë.

U deshën 14 vite kërkime dhe dhjetëra kërkime në analizat e ADN-së, që më në fund, babai të përqafonte të birin, në një moment me të vërtetë prekës e përlotës.

Rezultoi se djali i rrëmbyer në 2007 (sot 18 vjeçar) ishte shitur nga autori në këmbim të parave. Fëmija ishte marrë nga një çift i cili e kishte rritur djalin në kushte normale të jetës. Pavarësisht, autoritetet atje, siç njofton media e huaj, janë proceduar penalisht së bashku me rrëmbyesin, i cili marrë dhe disa fëmijë të tjerë për t’i shitur, njëlloj si ky rast.