“E ëma nuk jetoi për ta varrosur” Pas 30 vitesh gjenden mbetjet e 17 vjeçarit të vrarë nga paraushtarakët serbë

 “E ëma nuk jetoi për ta varrosur” Pas 30 vitesh gjenden mbetjet e 17 vjeçarit të vrarë nga paraushtarakët serbë

3 dekada më parë, më 17 nëntor të vititn 1991, 17 vjeçari Jovan Josip Krosnjar, me origjinë kroate, do të ndahej nga e ëma e më pas do të vritej nga forcat paramilitare serbe.

Pas 30 vitesh kërkime nga nëna dhe i vëllai, mbetjet e të ndjerit janë gjetur, ndërsa media e huaj ka përcjellë detaje të treguara nga Ana Galoviç, një shkrimtare e cila i ka kushtuar një libër historisë së Jovanit.

“Nëna nuk jetoi për ta varrosur djalin që e kërkonte, por vëllai i madh Ivica, me shumë dashuri dhe këmbëngulje, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk pushoi së kërkuari të kontrollonte informacionin më të vogël”, tha Ana Galoviç.

Siç tregon shkrimtarja, i riu së bashku me disa banorë të tjerë të Vukovarit ishin marrë e dërguar në një tjetër vend, më tutje për t’u qëlluar prapa kokës me armë.

“Një prej tyre (paramilitarëve) e drejtoi gishtin tek ai (Jovani) duke e ndarë nga e ëma. Jovani së bashku me 6 banorë të tjerë u dërguan në një pjesë të “Drvena Pijaca”, atje ku u qëllua pa mëshirë prapa kokës”-tregoi shkrimtarja.