Humb jetën minatori 65 vjeçar në Bulqizë, dyshimet e para

 Humb jetën minatori 65 vjeçar në Bulqizë, dyshimet e para

Një minator 65 vjeçar ka ndërruar jetë në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë, për arsye që deri më tani nuk janë të njohura.

Autoritetet njoftuan mbi ngjarjen, duke mos dhënë arsyen se përse 65 vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë punës në fabrikë. Paraprakisht dyshohet se burri mund të ketë pësuar një atak kardiak.

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje.“-njoftoi policia.

Kujtojmë se afro dy muaj më parë, një punëtor (teknik) mbeti i bllokuar e gjeti vdekjen në galeritë e minierës së Bulqizës. Pas disa ditësh kërkime e shpresës se mund ta gjenin të gjallë, autoritetet e minatorët arritën të nxjerrin të pajetë trupin e tenikut të minierave, 61 vjeçar.