29 vjeçari në Tiranë godet prindërit, në Konispol 45 vjeçari rreh babanë

 29 vjeçari në Tiranë godet prindërit, në Konispol 45 vjeçari rreh babanë

A ka më të shtrenjtë se nëna, se babai? Duket se disa prej nesh harrojnë. Madje shkojnë deri aty sa të ngrenë dorën kundër prindërve.

Në Tiranë këtë të dielë, një 29 vjeçar ka zgjedhur të qëllojë nënën e babain e tij. Rastin e ka njoftuar policia, e cila ka arrestuar 29 vjeçarin.

“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.”

Në Konispol po ashtu, po sot, një rast i dhunës ndaj prindërve. Një burrë, 45 vjeç. Shkon dhe qëllon të atin e moshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”