29 vjeçari nga Këlcyra godet të ëmën, gruaja shtrohet në spital

 29 vjeçari nga Këlcyra godet të ëmën, gruaja shtrohet në spital

Foto ilustruese

Një 29 vjeçar ka qëlluar nënën e tij 63 vjeçe mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e shëmtuar ndodhi në Këlcyrë, ndërsa gruaja është paraqitur në spitalin rajonal të Gjirokastrës me një plagë në kokë.

Policia njoftoi se 29 vjeçari është arrestuar dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky i fundit e ka goditur nënën me mjet të mprehtë në kokë.

“Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.