Mos shiko poshtë! Pamje mbresëlënëse nga ura ‘pezull’ më e madhe në botë

 Mos shiko poshtë! Pamje mbresëlënëse nga ura ‘pezull’ më e madhe në botë

Kjo urë pezull (suspension brigde) është më e madhja në botë për këmbësorë dhe do të hapet për vizitorët më 3 maj 2021. Ura e cila kushtoi 2.3 mln euro shtrihet në një gjatësi prej rreth 516 metrash, një gjatësi që kërkon 10 minuta ecje për t’u përshkruar.

Ura ndodhet në parkun kombëtar të Arouca-s në Portugali ndërsa poshtë saj, përveçse pamjeve magjepsëse të maleve e pyjeve, 176 metra më poshtë është lumi Pavia.

Kur ecën në të, ura tundet disi e kësisoj nuk është për ata ‘me zemër të dobët’. Shikoni pamjet e përcjella nga BBC.