Historia e njeriut që shpëtoi 664 fëmijë nga kampet naziste! Humanizmi i tij u zbulua pas 50 vitesh

 Historia e njeriut që shpëtoi 664 fëmijë nga kampet naziste! Humanizmi i tij u zbulua pas 50 vitesh

Kjo është një nga ato histori që flet për njerëz me një sens humanizmi të jashtëzakonshëm. Ky është tregimi për një burrë që shpëtoi në vitin 1938 plot 664 fëmijë, në atë që njihet si operacioni “Czech kindertransport” (tranporti i fëmijëve çekë).

Nicholas Winton quhej ky burrë nga Britania që punonte si bankier. Pak momente para se të plaste lufta, ai arriti të tërheqë nga Çekosllovakia fëmijët drejt Britanisë. Jo vetëm i solli në Britani, por i gjeti shumicës prej tyre edhe familje që i adoptuan.

Blloku ku Nicholas mbajti cdo shenim e foto per femijet

E gjithë kjo punë kolosale që bëri Nicholas, nuk iu tregua askujt. Madje burri nuk i kishte treguar gjatë viteve as të shoqes… derisa ajo zbuloi në shtëpi një bllok të madh me shënime, foto, letra, fatura e shumëçka.

Lista me emrat e femijeve

Blloku u gjet 50 vite më vonë, në vitin 1988. Gruaja e Nicholas vendosi ta dorëzojë bllokun e të shoqit në duart e një gazetari të BBC. Dhe në muajin shkurt të atij viti, Nicholas u thirr në një emision (That’s Life) “Kjo është jeta”, ku e priste një surprizë shumë e bukur.

Gazetarët kishin mundur të gjenin disa prej fëmijëve që ky zotëri kishte shpëtuar 50 vite më parë. Autorët e emisionit nisin të tregojnë për detajet e bllokut të Nicholas, i cili nuk e dinte se ishte ulur pranë tre prej atyre fëmijëve (tashmë në moshë të madhe) që i kishte shpëtuar jetën 50 vite më parë.

BBC i ka ruajtur ato arkiva të videos dhe pamjet përlotëse, mund t’i shikoni këtu poshtë.

Nicholas Winton ndërroi jetë në Britani më vitin 2015, në moshën 106 vjeçare dhe është një ndër ato shembujt që tregojnë se çfarë do të thotë të jesh një hero i vërtetë.

Për të parë videon e plotë, mund të klikoni KËTU

Ndërkohë kjo është një foto gjatë emisionit, ku shumica e ‘spektatorëve’ ngrihen në këmbë kur gazetarja pyet, a ka ndonje njeri në audiencë, që jetën e ka falë Nikolas Uintonit?