Pasi qëlloi të birin, 62 vjeçari tenton të vrasë të shoqen… tragjedinë e parandalon qeni

 Pasi qëlloi të birin, 62 vjeçari tenton të vrasë të shoqen… tragjedinë e parandalon qeni

Ka plot raste kur kafshët janë më të mirë se njerëzit. Kështu ka ndodhur në një familje në Brazil, ku një qen ka arritur të shpëtojë të zonjën nga sulmi me thikë i të shoqit.

Mediat vendase atje raportuan se ishte qeni ai që mori 4 goditje me thikë nga kryefamiljari, teksa po mbronte të zonjën (gruan e autorit) 58 vjeçare, të hënën e javës së kaluar.

Agresori, 62 vjeçar, fillimisht plagosi me thikë të birin 18 vjeçar dhe më pas iu drejtua të shoqes. Ndërhyrja e qenit ka parandaluar një tragjedi të mundshme, por jo pa pasoja për qenin.

Burri e ka qëlluar 4 herë me thikë qenin dhe më pas është arratisur nga shtëpia e tij. Të nesërmen burri është arrestuar nga policia, ndërsa qeni i plagosur rëndë u dërgua në një veteriner.

Ky i fundit arriti t’ja shpëtojë jetën dhe pas disa ditësh në rehabilitim, kanë qenë dy oficerë policie që e kanë sjellë qenin, i quajtur Fofinjo, në krahët e të zonjës.