30 vjeçarin në Prishtinë e zë poshtë pema, ndërron jetë

 30 vjeçarin në Prishtinë e zë poshtë pema, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Prishtinë të Kosovës, atje ku një 30 vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa një grua ka mbetur e lënduar.

Dy qytetarët po kalonin në rrugë në momentin kur era e fortë ka rrëzuar disa pemë (lisa). Një prej pemëve të rrëzuara ka zënë përfund 30 vjeçarin dhe gruan, e cila po ashtu është rreth të 30-tave. Djali 30 vjeçar fatkeqësisht ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, raportoi policia