48 maratona për 30 ditë! I riu mbledh donacione për të luftuar sëmundjen që i mori nënën

 48 maratona për 30 ditë! I riu mbledh donacione për të luftuar sëmundjen që i mori nënën

Një 27 vjeçar arriti të kryejë plot 48 maratona (afro 42 km secila) brenda një muaji kohë, një orvatje e jashtëzakonshme me një total prej afro 2 mijë kilometrash vrap (1200 milje).

27 vjeçari quhet Uilliam Guxh (William Goodge) dhe  orvatjen e kreu për një qëllim human. Të mbledhë donacione për t’i dhuruar në spitalin ku qëndroi e ëma, para të cilat do të shërbejnë në kurimin e trajtimin e pacientëve të tjerë.

Kjo e fundit ishte diagnostifikuar me kancer dhe në  vitin 2018 u largua nga kjo botë. 27 vjeçari, ish lojtar regbie, e përfundoi orvatjen e tij duke bërë maratonën e fundit në Londër të dielën e kaluar. Arriti të mbledhë më shumë se 37 mijë paund, para që i çoi të gjitha për luftën ndaj kancerit në spitalin ku qëndroi e ëma. Nëna e të rut, Amanda, ishte 53 vjeçe dhe e prekur nga një lloj i kancerit në gjak. (non-Hodgkin lymphoma)

Me mbylljen e maratonave, Uilliam tha këto fjalë për median britanike:

“Në çdo hap, ajo ishte me mua. Është e vështirë t’i shpreh ndjenjat e mia… por ajo që di është se ndihem krenar. Bëra diçka për të nderuar nënën time dhe anëtarët e spitalit që na qëndruan pranë përgjatë gjithë sëmundjes së mamit”

27 vjeçari tregoi se kishte nisur të vraponte në ato ditë kur humbja e nënës i therte më së shumti në shpirt. Ideja për të kryer serinë e maratonave i lindi kur kujtonte momentet me të ëmën, teksa kjo e fundit ishte e sëmurë.

“Kjo eksperiencë ishte jetësore… Jam mirënjohës që arrita t’ja dal… nëna ime ishte në çdo hap me mua”