Pamjet nga Korça, stuhia e fortë e erës merr përpara pemë dhe stola, dëmtohet dhe çatia e një pallati

 Pamjet nga Korça, stuhia e fortë e erës merr përpara pemë dhe stola, dëmtohet dhe çatia e një pallati

Stuhia e fortë me erë dhe reshjet e shiut ka sjellë jo pak probleme në disa lagje të Korçës. Disa pemë e stola janë thyer për shkak të erës së fortë, ndërsa një çati pallati ka pësuar dëmtime gjatë natës.

Në lagjen nr.4 të qytetit janë rrëzuar disa pemë. Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike kanë larguar pemët e rrëzuara si dhe kanë prerë ato që mund të përbëjnë rrezik.

Për shkak të reshjeve dhe erës së fortë, një situatë problematike është shfaqur dhe me furnizimin me energjinë elektrike. Probleme ka patur në periferi të qytetit.