48 orë kërkime, ende mister fati i teknikut që mbeti i bllokuar në minierën e Bulqizës

 48 orë kërkime, ende mister fati i teknikut që mbeti i bllokuar në minierën e Bulqizës

Kanë kaluar tashmë afro 48 orë që nga momenti kur 61 vjeçari Muharem Plaku mbeti i bllokuar në galerinë e njërës prej minierave të Bulqizës. Ende nuk dihet fati i teknikut, pavarësisht se gërmimet e kërkimet nuk kanë pushuar prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe i biri, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për të atin.

Kërkimi e puna ka vijuar dhe përgjatë natës, por ende nuk ka një lajm për Plakun. Përveçse ekipeve të avari- shpëtimit edhe kolegët e Muharrem Plakut kanë dhënë ndihmën e tyre për të gjetur minatorin.

Ai punonte prej 8 vitesh në një subjekt minerat. Të mërkurën një pjesë e galerisë u shemb duke lënë të bllokuar teknikun.