BE i njeh tashmë pasaportat shqiptare të vaksinimit, 9 shtetet që pranojnë vaksinën kineze

 BE i njeh tashmë pasaportat shqiptare të vaksinimit, 9 shtetet që pranojnë vaksinën kineze

Duke filluar nga data 15 shtator, të gjithë shtetasit shqiptarë të vaksinuar me Pfizer e AstraZeneca, mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Për të marrë certifikatën, qytetarët (shqiptarë apo edhe rezidentë që janë vaksinuar në Shqipëri) do të duhet të rihyjnë në e-Albania për të rigjeneruar pasaportën e tyre për vaksinat për Covid.

“Green pass, ose corona pass përfshin kalimin e virusit me vaksinim të një dozë apo të dyja dozave, por konkretisht është për të dyja dozat. Green pass ka tashmë të gjitha karakteristikat me barkod dhe firmë elektronike brenda saj. Të gjithë individët shqiptarë apo rezidentë të huaj në Shqipëri që kanë aplikuar vaksinën në vendin tonë duhet ta rigjenerojnë certifikatën”– shpjegoi Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, në një intervistë për median.

Po për ata qytetarë shqiptarë, që kanë marrë vaksinën kineze (sinovac)? Vetëm disa prej vendeve të BE-së e kanë certifikuar Sinovac. 9 shtete do ta njohin një certifikatë  të tillë, më konkretisht:

 Greqia, Holanda, Spanja, Suedia, Islanda, Zvicra, Austria, Qipro dhe Finlanda.