Bie masivi në një minierë të Bulqizës, një minator ka mbetur i bllokuar në galeri

 Bie masivi në një minierë të Bulqizës, një minator ka mbetur i bllokuar në galeri

Një minator i një miniere të Bulqizës, dyshohet se ka mbetur i bllokuar pas rënies së një masivi minerar pranë zonës ku ai punonte.

Autoritetet njoftuan se në vendin e ngjarjes po punohet për pastrimin e galerisë dhe për t’i ardhur në ndihmë minatorit.

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.