Veriu i Shqipërisë goditet nga tërmetet

 Veriu i Shqipërisë goditet nga tërmetet

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në veri të Shqipërisë. Epiqendra ka qenë pak kilometra larg Koplikut (Malësi e Madhe), rreth orës 14:26.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete në veri të vendit. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Ky është tërmeti i disatë që ka lëkundur zonën veriore të vendit. Më herët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, , ka patur të tjera lëkundje sizmike po në afërsi të zonës së Koplikut, ku tërmeti më i madh ka kapur magnitudën 4 të shkallës Rihter.