50 vite duke u falur në xhaminë al-Aqsa! E moshuara që ndihmon të tjerët me “gjetjen” e saj

 50 vite duke u falur në xhaminë al-Aqsa! E moshuara që ndihmon të tjerët me “gjetjen” e saj

Në 5 dekadat e fundit të pakta janë ditët kur ajo ka munguar me prezencën e saj në xhaminë al- Aqsa në Jeruzalem. Por me kalimin e viteve, forcat nisën ta lënë. Ajo është e moshuar dhe u bë e vështirë që të shkonte e vinte përditë në këmbë nga shtëpia në xhami. Kësisoj, dy vite më parë, me kursimet e saj, ajo bleu një automjet të vogël që përdoret për transport nëpër fushat e golfit.

“E kam ktë mjet prej dy vitesh tashmë. Lodhesha duke shkuar në xhami. Falë Zotit e kam këtë tani e mund të shkoj e vij 5 herë në ditë për faljet e mia. Mjeti ka qenë i dobishëm edhe për të tjerët, ata që duan të shkojnë në al-Aqsa. Shumë njerëz kanë dashur të vijnë në xhami pasi kam shkuar unë dhe i kam marrë. Falë Zotit edhe ata që s’donin të shkonin, kanë nisur të vijnë në xhami prej kësaj lehtësie”-tregoi për Reuters, Hajjeh Nafeesa.