Emocionale, qeni i ndjek sa herë i sheh në rrugë këta policë

 Emocionale, qeni i ndjek sa herë i sheh në rrugë këta policë

Shpesh herë kur dy oficerë policie patrullojnë nëpër rrugë te Sakarya-s në perëndim të Turqisë, e gjejnë veten duke buzëqeshur. Në plot raste, ata i ndjek ky qen rruge, i cili në njëfarë mënyre ka memorizuar makinën e tyre dhe rastin kur këta oficerë i kanë dhënë ushqim.

Video e mëposhtme, publikuar në rrjetin social, tregon momentet kur qeni i ndjek për disa metra, derisa oficerët ndalojnë dhe i japin diçka për të ngrënë qenit, të cilit i kanë vënë emrin ‘Sari’.