Ndërpritet ndeshja në kampionatin turk, shikoni se çfarë bëjnë këta futbollistë

 Ndërpritet ndeshja në kampionatin turk, shikoni se çfarë bëjnë këta futbollistë

Ashtu si plot besimtarë muslimanë edhe këta futbollistë të klubit turk të Ankara Keçiorenguçu, e kanë mbajtur agjërimin në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë ndeshjes mes Giresunspor dhe Ankara Keçiorenguçu, fill pas dëmtimit të një lojtari.

Disa prej futbollistëve të Ankara Keçiorenguçu janë larguar në vijën fundore të fushës. Të ulur në gjunjë, ata kanë ngrënë iftarin pas mbajtjes së agjërimit.

Gjyqtari është treguar mirëkuptues dhe e ka ndërprerë për pak minuta ndeshjen (në minutën e 10), ndërsa pamjet e mëposhtme janë bërë virale në rrjetet sociale në Turqi.