Simboli ynë kombëtar… dy muaj pasi u gjet e qëlluar me armë, shqiponja e malit lihet e lirë

 Simboli ynë kombëtar… dy muaj pasi u gjet e qëlluar me armë, shqiponja e malit lihet e lirë

Foto e mëposhtme tregon momentet kur kjo shqiponjë mali lihet e lirë, pas javëve rehabilitim.

Rreth dy muaj më parë në afërsi të Skraparit, shqiponja e malit u gjend nga një grup i stafit të zonave të mbrojtura, në pamundësi për të fluturuar. Shqiponja e malit, shpendi që simbolizon flamurin tonë kombëtar, ishte qëlluar me çifte.

Tashmë kjo shqiponjë do të mund të fluturojë e lirë. Autoritetet i kanë vendosur një sistem GPS në mënyrë që të monitorohet.

Prej vitesh shqiponja e malit (Aquila chrysaetos) ka qenë subjekt i gjahut të paligjshëm. Kjo shqiponjë mbrohet rreptësisht nga një bazë ligjore, por pavarësisht kësaj, popullata e Aquila chrysaetos ka njohur rënie të ndjeshme gjatë 30 viteve të demokracisë.

“Shkaqet e kësaj rënie dramatike të këtij lloji janë aktivitetet e paligjshme. I kemi parë shqiponjat e malit të vrara, të balsamosura dhe të ekspozuara në mjedise të ndryshme të shërbimit turistik.”-u shpreh një nga ornitologët, i pranishëm në momentin kur shqiponja u la e lirë.