Akti heroik i policit, hidhet nga 12 m lartësi me një grua në krah për t’a shpëtuar nga flakët

 Akti heroik i policit, hidhet nga 12 m lartësi me një grua në krah për t’a shpëtuar nga flakët

Një oficer policie u hodh nga 12 metra lartësi me një grua në krah për ta shpëtuar atë nga flakët që kishin përpirë të gjithë apartamentin e saj.

Ngjarja është regjistruar dhe në një kamera sigurie, e cila tregon momentet kur oficeri 24 vjeçar Maksim Kravçenko, hidhet nga lartësia e katit të tretë së bashku me gruan, në një tentativë të dëshpëruar për t’i shpëtuar jetën asaj dhe vetes.

Oficeri po kalonte në zonë me kolegun e punës, kur dëgjoi ulërimat dhe klithmat për ndihmë të një gruaje. Një apartament në një pallat kishte marrë flakë. I riu vendos të ndërhyjë. Përdor shkallët e emergjencës  dhe arrin të afrohet në ballkonin e 36 vjeçares, e quajtur Ekaterina. Kjo e fundit ishte në gjendje shoku dhe pavarësisht thirrjeve të oficerit të policisë, nuk reagonte. I riu ka vendosur që ta marrë në krah 36 vjeçaren dhe të hidhet nga pallati.

Kolegu i tij Vladimir Skoptsov, tha: “Ai e mori gruan, e cila nga tronditja kishte ngrirë në vend. Në fillim po e tërhiqte por kur nuk mund ta tërhiqte më, e mori në krahë dhe u hodh bashkë me të pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër”.

Një dëshmitar tha se pa momentin kur oficeri përqafoi gruan dhe u ‘lëshua’ bashkë me të.

“Dy njerëz u hodhën. Më pas ata u vendosën në barrelë dhe u morën nga ambulanca”, tha një dëshmitar tjetër.

Oficeri dhe gruaja ranë në dëborë dhe trashësia e borës zbuti rënien e kësisoj i shpëtoi jetën.

36 vjeçarja dhe oficeri shpëtuan me disa lëndime të lehta.

Nga spitali në Moskë të Rusisërreshter Kravchenko tha: “Doktorët thanë se çdo gjë është në rregull, jam duke u shëruar. Së shpejti do të më lënë të shkoj në shtëpi”.